Home LAJME Jahjaga shpallet Qytetare nderi e qytetit të Panamasë

Jahjaga shpallet Qytetare nderi e qytetit të Panamasë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Panama, u shpall Qytetare nderi e qytetit të Panamasë, me ç’rast edhe iu dorëzua çelësi i këtij qyteti.

Titulli Qytetare nderi iu dha në një ceremoni të organizuar nga kryetarja e qytetit të Panamasë, Roxana Méndes de Obarrio, në vendimin e së cilës thuhet se “çelësi i qytetit dhe titulli i qytetarit të nderit i jepet Presidentes Jahjaga për përfaqësimin dhe prezantimin e Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe kontributin në procesin e konsolidimit ndërkombëtar dhe njohjeve për vendin”.

Me këtë rast, presidentja Jahjaga ka shprehur mirënjohjen e saj dhe falënderimin ndaj përfaqësuesve të këtij vendi për respektin që kanë treguar.

“Dëshiroj t’iu shpreh mirënjohjen time më të thellë që më bëtë pjesë të qytetit tuaj, të qytetit të Panamasë. Jam shumë e nderuar për miqësinë që po tregoni, sepse kjo do të thotë shumë, jo vetëm për mua por për të gjithë popullin e Kosovës”.

Presidentja Jahjaga po qëndron në një vizitë në Panama, me ftesën e presidentit Ricardo Martinelli.

Previous articleAnëtarësimi në procesin e Bolonjës çështje politike
Next articlePDK-ja akuzon komunarët për punësime në baza partiake