Home SPORT Januzaj në fushë, fiton United

Januzaj në fushë, fiton United

foto (3)Manchester United pas dy barazimeve rresht, ka shënuar fitore në xhiron e 28 të Premier Leagues angleze, ku për rreth 75 minuta u paraqit në fushë edhe mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj.

“Djajtë e Kuq” kanë triumfuar si mysafirë në stadiumin “The Hawthorns” ndaj West Bromvich Albion me rezultat prej 3:0.

‘Djajtë e Kuq” shkuan në pushim në mes të dy pjesëve në epërsi prej një goli, kjo në saje të shënimit të Phil Jones, i cili realizoi dhjetë minuta para përfundimit të 45 minutshit të parë.

Në pjesën e dytë United realizoi edhe dy gola të tjerë. Fillimisht, epërsinë prej dy golave të besuarve të trajnerit Daid Moyes ia solli sulmuesi Wayne Rooney në minutën e 65 të ndeshjes, ndërsa rezultatin përfundimtar, atë prej 3:0 për United e vendosi sulmuesi anglez, Danny Welbeck, shtqatë minuta para përfundimit të takimit.

Vlen të theksohet se Januzaj për aq kohë sa qëndroi në fushë pati paraqitje të mirë, gjë që u duartrokit me rastin të ndërrimit në minutën e 75 nga ana e Shinji Kagawa.

Pas kësaj fitoreje, United ngrihet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 48 pikë, ndërsa WBA mbetet në vendin e 17 me vetëm 25 pikë.

Previous articleYahoo blen kompaninë Vizify
Next articleMeha: Do t’i shënoj një ‘predhë’ Serbisë