Juventusi raportohet se është i gatshëm ta shesë Paul Pogban gjatë kësaj vere, për një shumë prej 80 milionë eurosh.
Tuttosport raporton se Juve dëshiron ta diskutojë shitjen e Pogbas me drejtuesit e PSG, por kërkon të thyejë rekordin transferues të Serie A, prej 80 milionë eurosh.
Bianconerët duan ta shfrytëzojnë këtë shumë për të sjellë përforcime të tjera në skuadër gjatë verës.
Trajneri i Juves, Antonio Conte, dëshiron të shtojë opsionet në sulm sezonin e ardhshëm dhe menaxheri gjeneral, Beppe Marotta, tashmë ka biseduar me kampin e sulmuesit të Bayern Munich, Mario Mandzukic.
Conte po ashtu shpreson ta joshë anësorin e Real Madridit, Angel di Maria, në Torino gjatë kësaj vere.