Home Uncategorized Ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”

Ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”

Gjilan – 28.01.2014,“Legalizim i përmbajtjes së rreme”, Neni 403, paragrafi 1, i KPRK-së, ne Gjilan. Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion nga shtabi qendror që vepron në Gjilan, më datën e lartshënuar, ka arrestuar të dyshuarin F. R. (1969), nën dyshimin e arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”, duke përvetësuar pronën e ankuesit T. M. (1962).

I dyshuari, një pjesë të pronës së të dëmtuarit ua kishte shitur personave të tjerë, të cilët tani më atë pronë ata e konsiderojnë si të tyren.

Duke u bazuar në veprën penale të lartshënuar, i dyshuari ka rënë në kundërshtim me nenin 403, pika 1, me ç’rast, ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit policor në afat prej 48 orëve. Në lidhje me rastin ka qenë i njoftuar Prokuroria Themelore-Gjilan. Rasti është duke u hetuar. /RadioRINIA/

Previous articleKëshilltarja Mizafere Ismajli nga AKR kalon në LDK
Next articleVjedhje rëndë ne Gjilan