
Ai poashtu ka thënë se edhe inspeksioni i Komunës do të angazhohet për monitorimin e zbatimit të këtij orari, në mënyrë që reduktimet të bëhen konform njoftimit për reduktime që është shpallur nga ana e kompanisë.
Ndërsa, Mirvete Hoti, drejtoreshë e KRU “Hidromorava”, ka thënë se kjo është hera e parë që kemi mungesë të ujit në këtë masë të madhe, e që këtë kompani e ka detyruar që të kalojmë në fazën e reduktimeve. Ajo tha se furnizimi me ujë ka qenë ndër më të mirët në nivel të vendit për disa vite me radhë.
Ndërsa Mumin Morina inxhinier, ka informuar nënkryetarin Kadriu për gjendjen në terren duke thënë se “Guri i Hoxhës” prej 90 litrave për sekondë, tash i sjell vetëm 35 l/s, burimi “Baja” prej 40 l/s tash i sjell vetëm 20 l/s, burimi në fshati Velekincë ende është në kapacitetin 60 l/s, por do të shohim mundësinë e rritjes nga ky burim, Penda e Përlepnicës prej 120 l/s tash sjell vetëm 55 l/s.
Ai ka thënë se Kompania ka një shpresë emergjente, shfrytëzimin e rezervuarit që është duke u ndërtuar tek Kodra e Dëshmorëve i cili është duke i dezinfektuar dhe do të futet në përdorim sa më parë që të jetë e mundur. /RadioRINIA/