Home Uncategorized Kadriu: ofertës së Qemajl Mustafës i ka shtuar edhe 4 drejtori

Kadriu: ofertës së Qemajl Mustafës i ka shtuar edhe 4 drejtori

rexhep_kadriu_gjilanGjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, të enjten ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka sqaruar opinionin lidhur me qëndrimet e tij dhe të Aleancës, sa i përket koalicionit për balotazh në Gjilan.

“Ne kemi kërkuar oferta me shkrim nga dy pretendentët për kryetar dhe deri tash kemi marrë ofertë nga Qemajl Mustafa, ndërsa jemi duke e pritur edhe ofertën e Lutfi Hazirit. Këto oferta do ti shqyrtojmë në organet e partisë dhe shpejtë do të dalim me qëndrimin se a do të ketë koalicion para balotazhit apo do të shkojmë në opozitë”, ka thënë kryetari Kadriu.

Ai më tej ka shtuar duke thënë se Qemajl Mustafa po luan lojë të dyfishtë, duke thënë se ka koalicion me AAK-në. mirëpo, kryetari Kadriu i ka thënë opinionit se ai dhe AAK ka parimet e veta sepse është subjekti i tretë në kuvendin e ardhshëm komunal.

Kadriu, i cili ofertës së Qemajl Mustafës i ka shtuar edhe 4 drejtori, duke kërkuar kështu tetë, ka thënë se ofertat do të shqyrtohen me kujdes, duke nxjerrë gjithmonë në rend të parë interesin e qytetarit të Gjilanit. Mirëpo, nëse preken parimet e Aleancës, atëherë AAK-ja në Gjilan do të mbesë në opozitë, por asnjëherë të shkojë mbrapa interesave të të tjerëve. /RadioRinia/

Previous articleHaziri: përkujton prof.dr. Xhavit Ahmetin në 17 vjetorin e vdekjes
Next articleHaziri: ngushllon familjen Olldashi