Home LAJME Kapet 45 vjeçari duke shitur kokainë

Kapet 45 vjeçari duke shitur kokainë

foto (12)Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia italiane. Ferdinand Ranshi është kapur me 200 gramë kokainë, një automjet tip “BMW” të vjedhur, rreth 50 karat SIM të vjedhura si dhe disa modem që shërbejnë për të lidhur internetin.

Arrestimi u krye mbrëmjen e djeshme nga Policia e Vicenza-s. 45-vjeçari kishte kohë që hetohej nga policia, pasi ishte pikasur duke shpërndarë kokainë tek disa konsumatorë.

Ndërkohë policia po heton në gjendje të lirë edhe një 36-vjeçare ukrainase, e cila dyshohet se është bashkëpunëtore e shqiptarit.

Vlera e kokainës së sekuestruar, e makinës dhe sendeve të tjera kap shifrën e 60 mijë eurove.

Previous articlePapunësia në Greqi po vazhdon të rritet
Next articleMbahen bisedimet e para direkte Rusi-Ukrainë