Home LAJME Katër kompani vazhdojnë garën për Brezovicën

Katër kompani vazhdojnë garën për Brezovicën

Katër nga 7 kompani konkurruese pritet të vazhdojnë deri në përmbyllje të garës për nxjerrjen e fituesit të ndërtimit të resorit të ri në Brezovicë, raporton KTV.

Përfaqësuesit e kompanive kanë marrë pjesë në takimin dyditësh që ka nisur në Prishtinë.

Kryeministri, Hashim Thaçi u ka thënë atyre se qeveria do t’i kryej të gjitha punët që i takojnë në mënyrë që projekti të kryhet me sukses. Ai ka thënë se nga ky investim prej mbi 200 milionë eurosh pritet të krijohen 4000 vende pune.

Nga ana tjetër, ambasadorja amerikane, Tracy An Jacobson ka thënë se Projekti do të jetë transparent dhe institucionet e Kosovës duhet të mos e humbin këtë shans për të krijuar një vend të zhvilluar.
“Projekti për zhvillimin e qendrës turistike të Brezovicës është një projekt madhor dhe i rëndësishëm për ekonominë e vendit, nga i cili parashihet të hapen rreth 4 mijë vende pune”, ka thënë ajo.
Gjatë ditës së sotme do të diskutojnë me dyer të mbyllura, kurse nesër do të vizitojnë Brezovicën.

Previous articleThaçi viziton veteranët e UÇK-së, për vonesën e Ligjit fajëson Kuvendin
Next articleZëdhënësja e NATO-s: “NATO just do it”