Sot bashkë me drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valbona Ibishi – Azemi, vizituam Kayak Fest Kosova, që po mbahet këto ditë në Liqenin e Batllavës.

Një atmosferë e bukur, me sport, argëtim dhe aktivitete në natyrë, që po sjellin shumë qytetarë në Batllavë.

Është kënaqësi ta shohim Liqenin e Batllavës të gjallëruar dhe të promovuar si një nga bukuritë dhe destinacionet e Podujevës.

Urime organizatorëve dhe të gjithë pjesëmarrësve! 🌿🚣‍♀️