Prishtinë, 23 janar – “Kosova duhet t’i përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, si dhe të demonstrojë se nuk ka rrezik të konsiderueshëm për migrim apo të sigurisë në lidhje me heqjen e vizave, para se Komisioni të mundë t’ia rekomandojë Këshillit dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, kanë thënë “Kohës Ditore” zyrtarë të Komisioni Evropian.
Aktualisht Komisioni Evropian është duke konsideruar mundësinë për dërgimin e një tjetër misioni ekspertësh në Kosovë për të vlerësuar përmbushjen e kritereve në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe Marrëveshjes së Integruar për Kufirin-IBM.
Njëjtë sikurse raportuesja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, një ditë më parë, as Komisioni Evropian nuk ka dhënë ndonjë afat se kur mund të ndodhë liberalizimi. /RadioRINIA/