Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka reaguar qartë ndaj kërcënimeve të presidentit Donald Trump se do të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga aleanca e NATO-s.
Starmer ka theksuar se pavarësisht presionit dhe kërcënimeve, Britania e Madhe nuk do të përfshihet në luftë me Iranin.
Ai ka ripërsëritur se Britania do të punojë me aleatët për të siguruar stabilitetin e rajonit, përfshirë një plan për sigurinë e ngushticës së Hormuzit, por nuk do të dërgojë trupa në konfliktin aktual.
Starmer theksoi gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar mbetet e angazhuar në NATO dhe se aleanca është themeli i mbrojtjes kolektive
