Home TEKNOLOGJI Këpucët e mençura

Këpucët e mençura

Të lexosh hartën në një telefon të mençur mund të jetë e mërzitshme dhe e rëndë. Por tani dy inxhinierë kanë krijuar disa këpucë që mund të ju udhëzojnë juve thjeshtë nga vibrimi.

Investitorët e kësaj këpuce pretendojnë se kanë krijuar “këpucët reaguese” për herë të parë në botë, dhe përderisa ata e projektuan atë mendojnë se teknologjia e tyre mund të jetë e dobishme për të gjithë ata të cilët shkojnë në qytete të panjohura dhe ju nevojitet navigacioni.

Këpucët “Lechal” janë një ide e Anirudh Sharma dhe Krispian Lawrence, inxhinierë të diplomuar në Universitetin e Miçiganit, të cilët jetojnë në Indi.Ata fillimisht kishin projektuar këto këpucë për të ndihmuar 285 milionë njerëz të cilët e kishin shikimin e dëmtuar.

Këpucët do të jenë të lidhura me një telefon të mençur, ku do të kontrollohet nga përdoruesi me një lidhje të Bluetooth për të ndihmuar atë që të gjejë më lehtë lokacionin të cilin e kërkon.

Previous articleModelja shqiptare në NYC Fashion Week
Next articleDisa arsye që s’duhet të hani pasta