Edita Tahiri është kërcënuar nga një person nga komuna e Dragashit, për shkak të bisedimeve me Serbinë.
Kërcënimi ndaj Tahirit është bërë përmes mesazheve që janë dërguar në celularin e saj.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri aktualisht ndodhet në Bruksel, megjithatë, lajmin për kërëcnimin e Tahirit e ka konfirmuar këshilltari i saj politik, Gazmir Raci.
“Po është e vërtetë që në javën e kaluar kemi pranuar disa sms kërcënues ndaj zëvendëskryeministres, zonjës Tahiri, si dhe në ndaj meje si këshilltar politik i saj”, ka thënë ai për Indeksonline.
Mësohet se I njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë, pas vetëdorzimit të tij në në stacionin policor në Dragash.