Home LAJME Kerry dënon “agresionin rus” në Ukrainë

Kerry dënon “agresionin rus” në Ukrainë

kerrSekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka akuzuar Rusinë për “akt të agresionit në Ukrainë”.

Duke folur në Kiev, Kerry ka thënë se diplomacia dhe respekti për sovranitetin mund të zgjidhin më së miri krizën në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara riafirmojnë angazhimin për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, bazuar në ligjin ndërkombëtar. Ne dënojmë aktin e agresionit të Federatës Ruse”, ka thënë Kerry, shkruan rel.

Ai ka arritur të martën në Kiev për të shprehur mbështetje për autoritetet e reja të Ukrainës.

Zyrtarët amerikanë, që kanë udhëtuar me të, kanë thënë se Uashingtoni është duke përgatitur një paketë të ndihmës për Ukrainën në vlerë prej një miliard dollarësh.

Previous articleEdhe dy muaj paraburgim për Delibashiqin
Next articleMaqedonia në NATO, të kushtëzohet me ligjin për UÇK-në