Gjithmonë e njëjta histori: Fëmija nuk dëshiron të shkojë të flejë. Shpesh, të gjendur mes britmave dhe të qarave, prindërit e humbin durimin. Kurse, sipas këshillave të ekspertit, në të vërtetë, ruajtja e qetësisë është themelore. 1 – Në çdo moshë, përpiquni ta bëni gjumin e tij sa më të rregullt të jetë e mundur. D.m.th, nëna duhet ta çojë në shtrat dhe ta zgjojë gjithmonë në të njëjtën orë. Në këtë mënyrë fiziku do të mësohet me një ritëm të caktuar dhe do ta ketë më të lehtë ta zërë gjumi. 2 – Mbani ulët volumin e televizorit dhe ngrohjen e natës. Në dhomë nuk duhet të arrijnë zhurmë të bezdisshme (ose ndjellëse), që mund të shqetësojnë ose zgjojnë kureshtjen e vogëlushit. Kujdes dhe temperaturën: nuk duhet të jetë as shumë e lartë e as shumë e ulët: p.sh. në dimër 20-21 gardë Celsius. 3 – Krijoni një atmosferë qetësuese. Do të bënit mirë të fiknit dritat e forta, ndërkohë që fëmija filloj të zhvishet. Do të mjaftojë të ndizni vetëm një abazhur të vogël me një dritë të zbehtë. 4 – Mos lyeni dhomën e fëmijëve me ngjyra shumë të forta: do t’i krijoni bezdi. Më mirë zgjidhni ngjyrat pastel, që janë ngjyra të ëmbla. Përpara se ta vini të flejë, luani me të në dhomën e tij. Kështu ai do ta ndjejë më pak ndryshimin lojë-gjumë. 5 – Ndihmojeni të mos ndihet vetëm Lejojeni të marrë në shtrat një “shok” (një kukull), një kafshë të butë prej gëzofi). Duke e shtrënguar në gji, fëmija nuk do të ndihet vetëm.