Pas dy rasteve të rënda që na kanë tronditur të gjithëve, kam thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Gjatë mbledhjes, institucionet përgjegjëse na informuan për zhvillimet dhe veprimet e ndërmarra lidhur me këto raste, ndërsa së bashku me anëtarët e Këshillit shqyrtuam gjendjen e sigurisë dhe masat që do të ndërmerren për ta forcuar atë edhe më tej.
Siguria e qytetarëve mbetet prioritet kryesor i institucioneve tona dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojmë të angazhohemi për garantimin e rendit dhe të një ambienti të sigurt për secilin qytetar.
