Jo vetëm lideri i VV’së u martua me një femër joshqiptare. Gra me nacionalitet të huaj patën edhe lideri i AAK’së Ramush Haradinaj, ai i AKR’së Behgjet Pacolli, Ministri i Mbrojtjes Agim Çeku dhe politikani kosovarë në kohën e ish-jugosllavisë Azem Vllasi.
Nuk është veç Albin Kurti, lideri politik që së fundmi mori për grua një femër te huaj, joshqiptare. Pavarësisht se ky i fundit ishte pro konsumimit të produkteve vendore dhe frymonte shqip për gjithçka, ai e vërtetoi të kundërtën. Mori për grua norvegjezen Rita Augestad Knudsen.
E si duket Kurti ndoqi udhën e jo më pak se katër liderëve kosovarë, që vepruan në të njëjtën mënyrë.
Nuse të huaj mori edhe lideri i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli. Në fakt ky kishte për grua këngëtaren italiane Ana Oxa dhe tash është i martuar me rusen Mira Pacolli.
Fat të njëjtë, i martuar me femër të nacionalitetit të huaj kishte edhe Agim Çeku. Para ta merrte për grua ish-misin e Pejës Mimoza Harxhin, Ministri i Mbrojtjes kishte për grua një serbe të Kroacisë. Nga të dy martesat ka edhe fëmijë.
I martuar me ndërkombëtare ishte edhe Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Para se Haradinaj të martohet me moderatoren lajmeve të RTK’së Anita Muçaj- Haradinaj, Ramushi kishte për grua një finlandeze. Njëjtë sikurse Çeku edhe Haradinaj ka fëmijë nga këto dy martesat.
Martesa me të huajat kishte edhe në kohët e mëhershme, para luftës në Kosovë. Të gjithë këta liderë duket se e kishin lakmi politikan kosovar në kohën e ish-Jugosllavisë Azem Vllasin, i cili atëkohë ishte martuar me boshnjaken Nadira Vllasi që udhëheq edicionin e lajmeve në gjuhën boshnjake në RTK.
E nuk janë veç liderët ata që preferuan gratë e nacionalitetit të huaj, joshqiptar. Këtë udhë qysh moti e ndoqën edhe shumë aktorë e personalitete të njohura kosovare.