🇽🇰🏗️ Në rreth 140 hektarët e ndarë për ndërtimin e industrisë së mbrojtjes në Gjakovë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sot, bashkë me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, vizituam kantierin e ndërtimit në Jahoc, aty ku tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e kompleksit të parë industrial të municioneve, në një hapësirë prej 19 hektarësh, dhe fabrikës së parë të kësaj natyre me prodhim “Made in Kosova”. 💪
🔧 Derisa po zhvillohen punimet për ndërtimin e objektit të fabrikës, në Turqi tashmë është drejt përfundimit prodhimi i makinerisë prodhuese, laboratorëve dhe pajisjeve tjera teknike.
🎯 Ndërsa së shpejti, personeli ynë do të niset për specializim nga MKE në Turqi, për të përmbyllur të gjitha parapërgatitjet para fillimit të prodhimit 100% vendor.
🛡️ Municionet e kalibrit 5.56mm dhe 7.62mm do të prodhohen në Kosovë.
🇽🇰 Ky është një hap historik drejt fuqizimit të industrisë sonë të mbrojtjes, ngritjes së kapaciteteve shtetërore dhe garantimit të sigurisë së Republikës sonë.
🚀 Kosova po ndërton kapacitete strategjike.
💥 Kosova po prodhon.
🔥 Kosova po ecën përpara!
