Koloneli në pension i Ushtrisë Amerikane, Douglas MacGregor, që ëahtë i njohur si një pro-izraelit i madh dhe një turkofob i regjur, ka bërë disa deklarata të habitshme në intervistën e tij.

Macgregor pohoi se prania ushtarake amerikane në rajon ka pësuar një goditje të rëndë: “Të gjitha bazat tona janë shkatërruar. Objektet tona portuale janë rrafshuar me tokë. Sipas Marinës, ne po detyrohemi të tërhiqemi në portet indiane.”

Duke theksuar aftësitë ushtarake të Iranit, Macgregor shtoi: “Mendoj se Irani po ia del shumë, shumë mirë, pavarësisht zhgënjimit tonë. Me një popullsi prej 93 milionë banorësh, Irani është një fuqi kontinentale me madhësinë e Evropës Perëndimore. Si Kina ashtu edhe Rusia janë fuqi kontinentale dhe nuk kanë probleme me zinxhirin e furnizimit. Aftësitë e tyre prodhuese mbeten të paprekura dhe shumë të qëndrueshme!