
Në 29-vjetorin e vrasjes së heroit të kombit, Besnik Restelica, bashkë me familjarë të Besnikut, deputetë, drejtorë, asamblistë dhe qytetarë, bëmë homazhe dhe vendosëm lule pranë varrit të tij.
Besnik Restelica ishte besnik i fjalës, besnik ndaj bashkëluftëtarëve e shokëve e besnik ndaj atdheut.
Ai do të kujtohet përherë për guximin që tregoi përballë pushtuesit, qëndrueshmërinë e sakrificën.
Lavdi e nderime jetës dhe veprës së heroit të kombit, Besnik Restelica!
Lavdi të gjithë dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të kombit!
