Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës filloi rrënimin e një objekti shumëkatësh, të ndërtuar pa leje në qytetin e Prishtinës.
Rrënimin i plotë i objektit parashikohet të zgjasë disa ditë. Me rastin, përveç Drejtorive përgjegjëse në Komunën e Prishtinës, po merret edhe Prokuroria e shtetit.
“Komuna e Prishtinës është e angazhuar që ta zbatojë ligjin deri në fund, andaj kërkojmë nga të gjithë ndërtuesit që të mos e bëjnë as edhe një milimetër ndërtim pa leje paraprake, si dhe të mos i tejkalojnë lejet e ndërtimit.
Për inspektorët tanë, nuk ka rëndësi se sa e lartë është ndërtesa, apo kush është pronari i saj, por kanë rëndësi lëndët dhe dokumentacioni. Çdo ndërtim pa leje, që nuk e kap ligji i legalizimit, do të rrënohet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Ndryshe, merret vesh se ndërtesa e rrënuar është pronë e Kompanisë Ndërtimore “Pozhegu”.