Home LAJME Komunave veriore nuk u lejohet neutraliteti

Komunave veriore nuk u lejohet neutraliteti

Komunave në veri të Kosovës u kanë mbetur edhe tri javë afat që t’i ndryshojnë statutet e tyre dhe të njëjtat t’i harmonizojnë me legjislacionin e Kosovës, nëse duan që t’i shmangen mundësisë për të shkuar në zgjedhje të reja.

Kushtin për këtë ua ka vendosur Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal qysh javën e kaluar, kur edhe janë konstatuar shkeljet gjatë aprovimit të statuteve të këtyre komunave.

Kryesisht bëhet fjalë për statute, simbole dhe vula që i referohen Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit si përpjekje e veriorëve që të shmangin legjislacionin e Republikës së Kosovës.

Një zyrtar i lartë qeveritar të dielën për Tribunën ka shprehur bindjen se komunat e veriut në javën e ardhshme pritet t’i dërgojnë materialet me ndryshimet e kërkuara.

“Në këtë proces, tashmë janë kyçur edhe ndërmjetësit e Bashkimit Evropian me kërkesë të Kosovës, dhe i kanë kujtuar Beogradit zyrtar se marrëveshja për normalizim parasheh integrim të serbëve të veriut në institucionet e Kosovës e jo bllokimin e tyre”, ka thënë ai. /Tribuna/

Previous articleSalihu: Tribunali do të gjykojë edhe krimet e pasluftës
Next articleShakira, më e popullarizuara në Facebook