Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës të së enjtes, nuk ka arritur që të zgjedh kandidatin për Avokat të Popullit, duke shpallur kështu konkursin e ri për këtë pozitë.
Nga 91 deputetë të cilët votuan, asnjëri nga dy kandidatët nuk ka arritur që t’i sigurojë 61 votat e kërkuar, për tu zgjedhur në këtë pozitë.
Në garë ishin Hilmi Jashari dhe Gjuljeta Mushkolaj. I pari kandidat siguroi 49 vota, për dallim nga Gjuljeta Mushkolaj e cila kishte siguruar 39 vota.