Home LAJME Suma dhuron 100 euro te posalindureve.

Suma dhuron 100 euro te posalindureve.

Kryetari i Hanit të Elezit i ka propozuar Kuvendit të Komunës që të miratojë vendimin që për çdo fëmijë të sapolindur, familjes së foshnjës t’i dhurojë 100 euro, me qëllim që sadopak të lehtësojnë barrën e shpenzimeve për familjet e kësaj komune.

Kryetari i Komunës që kufizohet me Maqedoninë, Rufki Suma, tha për Telegrafin se shpreson se me këtë vendim sadopak t’u dalë në ndihmë familjeve të komunës së tij, për shkak se, siç tha ai, shpenzimet e lindjeve janë të mëdha.

“Ne jemi të vetëdijshëm që shuma ndoshta nuk i mbulon shpenzimet e familjeve të cilat janë bërë me fëmijë, por mjafton që t’iu lehtësojnë harxhimet. Gratë e komunës sonë, duke mos pasur mundësi që të kryejnë lindjet në Han të Elezit, zakonisht këtë janë të detyruar ta bëjnë në Prishtinë, eventualisht në Ferizaj. Të enjten propozimi do t’i dorëzohet asamblesë Komunale dhe nuk dyshoj se aty do të votohet në mënyrë unanime. Në komunën tonë gjatë një viti lindin përafërsisht 150 – 200 fëmijë”, ka thënë Suma për Telegrafin.

Ndryshe, ky do të ishte është rasti i parë që një komunë merr një vendim të tillë, për mbështetjen financiare për të sapolindurit.

Previous articleUshqime të mira për trurin tuaj
Next article“Ne kemi oreksin për ti zënë ata që ju i quani peshqit e mëdhenj”, ka thënë Ratel