Kosova është anëtarja më e re e UEFA’s. UEFA edhe zyrtarisht ka pranuar Kosovën si anëtaren e saj të 55’të dhe atë me efekt të menjëhershëm. Kosova ka marrë 28 vota, 24 ishin kundër dhe vetëm dy vota të pavlefshme.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka marr fjalën menjëherë pas shpalljes së vendimit për pranimin e Kosovës në UEFA
“Federata e futbollit të Kosovës e përshëndet këtë vendim të UFEA’së . I falënderojmë të gjitha institucionet që i kanë ndihmuar Kosovës në këtë rrugë. Ky është një mesazh i qartë se UEFA është e vendosur në mënyrë të pavarur për t’i dhënë hapësirë futbollit të mirëfilltë”.
“Kjo është një mundësi i re për Kosovën. Ju garantojmë që do të bashkëpunojmë me të gjitha federatat. Ju falënderojmë edhe një herë. Kosova është anëtarja e 55 e UEFA’së me të drejta të plota”, ka thënë Vokrri.