Home LAJME Kosova me më pak të prekur nga TBC-ja

Kosova me më pak të prekur nga TBC-ja

Në ditën Botërore të luftës kundër tuberkulozit Kosova ka shënuar ulje të numrit të rasteve më këtë sëmundje. Derisa në vitin 2000 numri i të prekurve me tuberkuloz ka qenë 1764, në vitin 2013 janë shënuar 922 raste.

 

Kështu beri të ditur Rukije Mehmeti, menaxhere kombëtare e Tuberkulozit, e cila tha ka edhe shumë punë për tu bërë në këtë drejtim.

Viti 2000 për Kosovën ka qenë shqetësuese sa i përket të prekurve më tuberkuloz, ndërsa edhe pse tani kemi rënie të numrit të rasteve nuk mund të thuhet se kemi arritur suksesin e dëshiruar, tha Rukije Mehmeti.

Ministria e Shëndetësisë, është angazhuar në vazhdimësi me qellim parandalimit të tuberkulozit dhe ka arritur që 99 % të fëmijëve të vaksinimit me vaksinën BCZH, tha sekretari në Ministrin e Shëndetësisë, Gani Shabani.
“Janë ngritur kapacitete njerëzore, është investuar në pajisje dhe infrastrukturë për diagnostikimin e hershëm për trajtimin me kohë që pasojat të minimizohen në maksimum”.

Në vitet e mëparshme qytetarët e Kosovës, këtë sëmundje e kanë konsideruar si turp, andaj kjo ka bërë që pasojat të jenë të pa evitueshme, tha Mehmeti. “Një i sëmurë në çoftë se nuk mjekohet brenda vitit 10 deri 15 vetë mund ti infektoj dhe për ketë arsye burimi i infeksionit është në familje dhe numri i të sëmurëve është po nga vetë familja ku është edhe vet burimi”.

Edhe pse ende në Kosovë brenda vitit shënohen 2 deri në 3 raste të vdekjeve nga tuberkulozi, prapë se prapë është arritur që kjo sëmundje të mos konsiderohet më tabu dhe kjo na qon në rrugë të mirë, tha menaxherja Kobtare për Tuberkuloz, Rukije Mehmeti.

Previous articleLargimi i puçrrave dhe kokrrave dhjamore
Next articlePunonjësit e administratës së UP-së do të vazhdojnë grevën