Home SPORT Kosova pranohet me drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit

Kosova pranohet me drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit

Federata E hendbollit e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF).

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) tashmë është anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF).

Ky vendim është marrë në Kongresin e jashtëzakonshëm të IHF-së, i cili po mbahet në Sochi te Rusisë.

“Federata e Hendbollit e Kosovës është anëtare e 200 e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF). Kjo është një ditë e madhe për hendbollin e Kosovës”, ka konfirmuar kreu i FHK-së, Eugen Saraçini.

Previous articleHahn: Bllokimi i Kuvendit mund të pengojë Kosovën drejt BE-së
Next articleKatër ish shefat e UNMIK’ut përkrahin Kosovën në UNESCO