Kanë përfunduar garat ndërkombëtare të notit ‘Nemo Cup 2013’ që janë zhvilluar në Shkup, ku morën pjesë rreth 450 garues të grupmoshave të ndryshme nga shumë shtete. Notaret kosovare që morën pjesë në këtë garë fituan nëntë medalje, prej tyre katër të arta, dy të argjendta dhe dy të bronzta.
Rita Zeqiri doli e artë në 100m shpinë dhe e bronztë në 200m shpinë. Flaka Pruthi arriti medaljen e argjendtë në 100m shpinë në kategorinë absolute dhe atë të artë në 100m shpinë. Ajo gjithashtu e fitoi të argjendtën në 50m shpinë. Sukses arriti edhe Melisa Zhdrella, e cila e fitoi medaljen e bronztë në 50m bretkosë në kategorinë 2000-2001.
Tri notaret e përfaqësueses së Kosovës kishin paraqitje të mirë në këtë turne duke ditur konkurrencën e fortë dhe pjesëmarrjen e notareve shumë cilësore nga klubet e shteteve pjesëmarrëse. Gara e radhës do të mbahet me 16-17 nëntor në Shkup. /RadioRINIA/