Home LAJME Kosovë-Mal i Zi: Patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik

Kosovë-Mal i Zi: Patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim policor, e cila pritet të ndihmojë në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikimit me qenie njerëzore.

Marrëveshjen u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Rasko Konjeviç.

Rexhepi tha se këtë vit është duke u shikuar mundësia e patrullimeve të përbashkëta gjatë sezonit turistik. Ndërkaq sa i përket çështjes së të zhvendosurve nga radhët e komunitetit malazez nga Kosova, Rexhepi tha se qeveria e vendit është e interesuar që ata të kthehen dhe integrohen në shoqërinë kosovare.

Ministri malazez Rashko Konjeviq tha se sa i përket marrëveshjë për kufirin me Malin e zi ekspertët e Malit të Zi dhe Kosovës së shpejti duhet të finalizojnë demarkacionin e kufirit në mënyrë që ‘ti dërgohet një porosi e përbashkët Komisionit Evropian gjë që për Kosovën është një hap drejt përspektivës evropiane. Ai vlerësoi lartë marrëveshjet e deritanishme të nënshkruara me Kosovën si në aspektin politik ashtu edhe në atë operativ.

Previous articleDebutimi si aktore i Irina Shayk
Next article​Ujësjellësi nuk i merr paratë që i takojnë