Home Uncategorized Krasniqi: Haziri tjetër flet e tjetër vepron

Krasniqi: Haziri tjetër flet e tjetër vepron

Përkitazi me deklaratën e Lutfi Hazirit me titull: ”Njerëzit e artit do t’i  përkrahë me gjithë kapacitetin tim” , publikuar në RAJONIPRESS , më datën 22.01.2014.

Se sa dhe si i përkrahë Lutfi Haziri , njerëzit e artit dhe të kulturës në vepër dhe në realitet, këtë më së miri e di mbarë opinioni shqiptarë në rruzullin tokësor , me rastin tim konkret , të ndodhur në vitin 2007, gjatë mandatit të Tij, si Kryetar i Komunës së Gjilanit, kur para syve të Tij dhe me bekimin e Tij, partizanja e Tij – Bahrije Millaku – Veseli, në pozitën e Drejtoreshës së Shkollës Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan , e avancuar në këtë pozitë , po nga Lutfi Haziri , më largoi nga puna dhe procesi edukativo – arsimor , pas plot 38 viteve përvojë pune në arsim dhe pas alamet kontributi të dhënë nga krijimtaria ime, si pedagog muzikor dhe si krijues muzikor i këtij nënqielli !

Drejtoresha Bahrie Millaku – Veseli , këtë proces të kundërligjshëm dhe jashtë  çdo norme humane , ndaj meje e ndërmori për t’iu revanshua Lutfi Hazirit me një shpërblim bamirësie , duke ia pranua në punë në vendin tim – vajzën e djalit të axhës së Tij, Arta Njazi Hazirin , të pa diplomuar dhe të pa asnjë ditë përvojë pune në arsim?!

Si pretekst , për të më largua mua nga puna, Drejtoresha Bahrie Millaku – Veseli , atë botë e përdori arsyetimin antikombëtarë , me motivacion se unë me Korin e shkollës  i kisha përgatitur për Festën e Ditës së Shkollës , këto katër këngë, si vijon:

  1. 1.      Këngë për Skënderbeun,
  2. 2.      Këngë për Ismail Qemajlin dhe Flamurin Kombëtar ,
  3. 3.      Këngë për komandantin legjendar Adem Jasharin dhe
  4. 4.      Këngë për thyesin e kufirit shqiptaro – shqiptarë Agim Ramadanin.

Për punën time dhe përgatitjen e këtyre katër  këngëve  , Drejtoresha e lartcekur , më pati komprometuar para 80 nxënësve për punën time “të pa vlefshme” dhe për “përzgjedhjen e këtyre këngëve të pa përshtatshme , të cilat nuk po i duan këta!?”…

Se kush ishin ata që nuk po i donin këto këngë , Drejtoresha as sot e atë ditë nuk i dha kujt sqarim, as llogari ?!

Për këto veprime të kësaj Drejtoreshe të bekuar nga vet Lutfi Haziri , janë marrë të gjitha mediumet publike, gjykatat kompetente dhe Gjykata Supreme e Kosovës, ku që të gjitha kanë vendosë në favor timin, por vetëm Lutfi Haziri shtiret se nuk i ka ditur këto veprime dhe se nuk po i di as sot e kësaj dite ?!

Më datën 16 Janar 2014, kur Lutfi Haziri ishte i pranishëm në Përvjetorin e themelimit të Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” në Gjilan, pasi u përshëndetëm me te dhe u ndamë nga ky solemnitet i rastit, Lutfi Haziri u kthye në zyrën e tij.

Vetëm pas 20 minutave , unë shkova në portën e rezidencës së Tij, dhe kërkova një takim prej 5 minutash me te !

Edhe pse portieri e lajmëroi si është më së miri vizitën time , edhe pse unë prita më se 20 minuta lajmin e Tij, ai nuk u skuq fare dhe nuk më pranoi fare në bisedë?!

Ajo që ishte edhe më nënçmuese për mua, në ato momente të pritjes sime të kotë, Lutfi Haziri , bashkë me dy zyrtarë të tij, doli nga zyra në korridorin ku unë isha duke e pritur kontaktin me te dhe Ai, pa u skuqur fare prej meje , as nuk më përshëndeti, por që shtirej se nuk po më sheh fare duke pritur në korridorin e Komunës ?!

Si mund të thotë Lutfi Haziri se “Njerëzit e artit do t’i  përkrahë me gjithë kapacitetin e tij”, kur pas 38 vite përvojë pune , pa kurrfarë mëshire , pa kurrfarë arsyetimi , e lë në rrugë një veteran të arsimit , një krijues të madh të 36 veprave muzikore, një artist të qindra albumeve muzikore , një përfaqësues të kulturës kombëtare në shumë festivale kombëtare e ndërkombëtare , një krijues të cilin e njeh dhe e nderon edhe vet Presidenti i SHBA-së z. Bill Klinton dhe vet Shtëpia e Bardhë ?!

Është interesante të thuhet edhe kjo , se gjatë vrapimeve për fushatën elektorale nëpër rrugët dhe sheshet e Gjilanit – Lutfi Haziri na shihte dhe na njihte shumë mirë të gjithëve , madje nuk përtonte të na përshëndeste dhe të na përqafonte me sa afsh që kishte, por që tash ikë prej nesh dhe nuk na sheh as në korridorin e zyrës së Tij?! shkruan ne reagimin e tij, Demir Krasniqi. /RadioRINIA/

Previous articleBunjaku: ka prit ne nje takim drejtorin e OSBE-së Biffar
Next articleShfaqja më e mirë e festivalit shpallet “Tri mendje në ankand” e Tiranës