Home LAJME Krasniqi: Kush kujt po i flet për moralin?

Krasniqi: Kush kujt po i flet për moralin?

Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ka postuar në Facebook një kritikë për mediat, si reagim ndaj një teksti të publikuar në një portal, ku është kërkuar nga ai që të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit, si obligim moral.

Duke reaguar ndaj medieve Krasniqi i ka quajtur “nëntokë mediale”, por pa saktësuar se cilave media ua ka adresuar kritikën.

“Disave që po flasin për moralin tim, do tu përgjigjem me një sekuencë të filmit: Flaka e Maleve. Agai që ishte bashkëpunëtor i Kralit, ju thotë bashkëkombasëve të vet luftëtarë se ‘ishin bërë si xhinkallat’. Ndërsa ata, që e luftonin Kralin do t’ia kthejnë: ‘Po, por ketë duhet ta thotë miza e dheut’”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Sikur të kishin moral këta të nëntokës mediale, do të duhej ta ‘shikonin fytyrën e tyre, më mirë në rrasht … sesa në pasqyrë.
Po përpiqëm ti kuptoj shqetësimet tyre. Po ju rrëshqet torta nga goja, si asaj zonjës se bordeleve të Parisit në vitin 1920!”, përfundon postimin e tij në Facebook, kryeparlamentari Krasniqi.

Ndërsa në nj tekst të publikuar sot në një portal thuhet se “Kryetari i Parlamentit duhet të japë shembull personal për ta dëshmuar moralin e vet së pari në politikë e pastaj të ketë të drejtë për të kërkuar prej tjetër kujt. Ai vazhdon të mbes në postin që nuk i takon, siç është Kryetari i Parlamentit, duke e shkelur edhe ligjin e duke dëshmuar një amoralitet të pafund në raport me atë çka ka thënë vetë më herët”.

Previous articleÇmendet PSG, nga 1 milion për lojtarët nëse fitojnë Championsin
Next articleThaçi: Vendimet e mia të planifikuara, e paplanifikuar zhurma e opozitës