Home SPORT Krasniqi me padurim pret meçin kundër Dansos

Krasniqi me padurim pret meçin kundër Dansos

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, me padurim pret përballjen me boksierin Emmanuel Danso. Meçi ndërmjet Krasniqit dhe Dansos zhvillohet më 28 mars në Gjermani dhe zhvillohet për titull të kategorisë gjysmë të rëndë. “Mezi po pres të futem në ring për këtë përballje. Nga rasti im i parë për titull bote kundër Nathan Cleverlyt kam marrë shumë përvojë.

Emmanuelson Danso është boksier me një bilanc fenomenal të fitoreve me KO, por kjo nuk më frikëson. Unë kam ‘armët e mia’ jam zhvilluar edhe më tepër teknikisht dhe kondicionalisht. Me një fitore kam shumë mundësi si në WBO ashtu edhe në WBA që do të më dërgojë sa më shpejt deri te një përballje tjetër për titull bote”, ka thënë Krasniqi të hënën në një konferencë për media. Krasniqi 26-vjeçar ka 40 fitore (15 KO) e tri humbje, kurse Danso prej 20 fitoreve, 18 i ka nokaut dhe nuk ka pësuar asnjëherë.

Previous articleBehrami mund të mungojë kundër Catanias
Next articleKapen armë e municion në Tiranë, pranga 23-vjeçarit