Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, thotë se kryeministri Hashim Thaçi nuk e di se çka është ligji derisa Kushtetutën e ka harruar.
“Ai me gjasë e ka harruar edhe çka është demokracia”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. “Nevojtarët që e përbëjnë shumicën, më se paku kanë përfituar nga mënyra sesi janë rritur rrogat!!! Ai e ka thelluar diferencën në mes pagave të ulëta (që përbëjnë shumicën) dhe pagave më të mira ose të larta. Këto janë vetëm pak dëshmi se ai nuk dinë të bëjë qeverisje të planifikuar e të bazuar në ligjshmëri. Qytetarëve u duhet qeverisje e planifikuar e jo e harbruar, zoti Kryeministër”.