Krimi me motiv politik në Gjermani ka arritur një nivel të ri rekord vitin e kaluar, transmeton Anadolu.
Sipas raporteve në media, autoritetet regjistruan gjithsej 85.837 vepra penale me motiv politik në vitin 2025, një rritje prej 2 për qind krahasuar me vitin 2024, duke shënuar shifrën më të lartë që nga fillimi i sondazhit të përbashkët federal-shtetëror në vitin 2001.
Që nga viti 2015, sipas gazetës “Suddeutsche Zeitung” e cila citoi dokumente nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA), numri i veprave të regjistruara është më shumë se i dyfishuar.
Sipas të dhënave, krimet e kryera nga e djathta ekstreme përbëjnë pjesën më të madhe të problemit në Gjermani, me 42.544 vepra në vitin 2025. Numri i dytë më i lartë i rasteve, me 13.490 vepra, është regjistruar në kampin e së majtës ekstreme.
