Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Qalibaf, ka paralajmëruar se sulmet e vazhdueshme ShBA-Izrael ndaj Iranit mund të çojnë në ndalimin e prodhimit dhe eksportit të naftës.

“Trumpi tha se çmimet e naftës nuk do të rriteshin shumë, por ato u rritën dhe tani ai thotë se së shpejti do të ketë një korrigjim. Nëse lufta vazhdon në këtë mënyrë, nuk do të mbetet asnjë rrugë për shitjen apo prodhimin e naftës”, shkroi Qalibaf në rrjetin social amerikan X.

Kryeparlamentari iranian tha se “iluzionet” e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, jo vetëm që po dëmtojnë interesat amerikane, por edhe interesat e vendeve të rajonit dhe të botës.