Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot priti në takim drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillim Rajonal (AZHR), Mimoza Tafarshikun dhe drejtoreshën ekzekutive të Institutit për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL), Besa Zogaj – Gashin.

Gjatë këtij takimi u diskutua për aftësimin e personelit në kuadër të Planit të Mobilitetit, si dhe për ngritjen e kapaciteteve të stafit komunal në përgatitjen e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian.

“Gjithashtu, biseduam edhe për iniciativa të tjera në funksion të zhvillimit ekonomik të Komunës së Podujevës”, theksoi kryetari Bulliqi.

03.07.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim