Home SHOWBIZ Kujta & Meri veshin modelen e famshme Anastasia

Kujta & Meri veshin modelen e famshme Anastasia

Krijimet e stilistëve të njohur gjakovarë Kujta& Meri, kanë filluar të pëlqehen edhe nga yjet e qendrës botërore të artit, Hollywood. Së fundmi, modelja e famshme dhe bashkëshortja e aktorit të njohur amerikan Mickey Rourke, Anastasia Makarenka, ka pozuar me veshjet e stilistëve nga Gjakova.

Pozimi me veshjet e Kujta&Meri është bërë për revistën e njohur botërore, Victory On, revistë e cila shet miliona kopje në të gjithë botën. Veç fotografive të ilustruara, revista ka nxjerrë edhe një shkrim për punën që bëjnë dy stilistët, krijimtarinë aktuale, historikun e krijimit e informacione të tjera.

“Dalja në ballinën e Victory On ,revistë e njohur ndërkombëtare, me bazë në Gjermani, Rusi, Marok dhe SHBA, e cila shet me miliona kopje në gjithë botën, do të thotë shumë për ne, për punën që bëjmë aktualisht dhe për të ardhmen tonë. Por veç këtij fakti, rëndësi të madhe paraqet fakti se kush fotografoi dhe ata që realizuan veshjen”, thotë Merita Berisha – Meri.

Sipas saj, dy fytyrat e njohura të Hollywood, Anastasia Makarenko dhe Peter Carstens janë fotografuar nga fotografi i njohur në botë Antonio Montani.

“ Veshjet që realizojmë ne, janë të niveleve më të larta dhe të krahasueshme me ato që bëjnë dizejnatorët dhe stilistët e famshëm botërorë. Tjetër është fakti që ne nuk njihemi ende sa Armani, Gucci, Versace apo brendet e tjera të këtij niveli, por mund të them sigurt që nga kreativiteti, cilësia etj, ne qëndrojmë në të njëjtin nivel me ta. Kopertina dhe shkrimi revistës Victory On dhe puna jonë në të kaluarën, e tregon këtë”, thekson Meri.

Previous articleEfektet që sjell anestezia
Next articleBarcelona, 120 milionë euro për përforcime