Home LAJME Kurti: Mustafa po vrapon pas Thaçit

Kurti: Mustafa po vrapon pas Thaçit

12“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa po vrapon pas Thaçit, në mënyrë që t’i bashkohet atij pas zgjedhjeve”, kështu tha lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.

Ai ka folur edhe për koalicionet, pas zgjedhjeve, duke pohuar se Vetëvendosje nuk bën koalicione me çdo kusht.
“Nuk bëjmë koalicione me çdo kusht, sepse nuk duam pushtet me çdo kusht. Janë dy gjëra që na bindi: përputhja në program dhe besimi i ndërsjellë. Neve po na ofrohen që të bëjmë koalicion me fytyra.Ne s’ua kemi parë programin atyre. Këta janë popullista. Si të bëjmë ne koalicion me këta njerëz që nuk e dinë cilat janë idetë, vizionet e tyre”, tha ai.

Gjatë intervistës, pos tjerash Kruti tha se Vetëvendosje është i vetmi subjekt politik që mund ta luftoj korrupsionin në Kosovë.

Previous articleForcat ruse sulmojnë një bazë ushtarake ukrainase
Next articleI dogji 280 mijë euro, shkak transferi në vend tjetër pune