Home Kuriozitete Kush do të luajë për Kosovën?

Kush do të luajë për Kosovën?

Kosova mori lejen nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Shumë shtete evropiane i ka kapluar paniku. Një numër i madh i futbollistëve mund të luajë për Përfaqësuesen tonë.

Zyrtarizimi i lejes së FIFA’së që Kosova të marr lejen për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare ka zgjuar reagime të shumta. Anembanë Evropës, shtete të cilat në ekipin e tyre kanë futbollistë me prejardhje nga Kosova ka filluar t’i kaplojë paniku, raporton B92.

Sipas FIFA’së, secili prej tyre ka të drejtë të luajë për Kosovën. Ylli i parë i ekipit pa diskutim mund të jetë Adnan Januzaj, i cili shumë shpejt gjatë këtij sezoni është shndërruar në yll.

Mesfushori i talentuar i Manchester Unitedit ka mahnitur botën me talentin e tij dhe së fundmi ishte përmendur edhe si kandidat për t’u përfshirë në Kombëtaren e Anglisë.

Sensacioni Januzaj

Sensacioni Januzaj

Një numër i madh i futbollistëve të ‘rinj’ të Kosovës mund të vijnë edhe nga Zvicra. Suadra helvetike udhëhiqet nga treshja kosovare Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami. Kurse, Mërgim Brahimi po ashtu i është bashkuar ekipit të rinjve të Zvicrës.

Dueli mes Shqipërisë dhe Zvicrës në kualifikime për Kampionatin botëror 2014 dukej si duel lokal pasi përveç tre të lartpërmendurve, helvetikët në skuadër kishin edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Admir Mehmedi e Blerim Xhemajli, të lindur në Maqedoni. Pajtim Kasami ishte rezervist.

Shaqiri, Xhaka dhe Behrami

Shaqiri, Xhaka dhe Behrami

Të tjerët:

Etrit Berisha (Lazio), Shkelzen Gashi (Grasshopers), Valdet Rama (Valladolid), Agon Mehmeti (Palermo/Oljanense), futbollistë kosovarë, anëtarë të Shqipërisë, u paraqitën kundër Zvicrës.

Në dy vitet e fundit fanellën kuq e zi e kanë bartur edhe kosovarët Alban Meha, Emir Lenjani, Burim Kukeli, Armend Dallku, Samir Ujkani, Agonit Salaj.

Por, më i rëndësishmi nga të gjithë është Lorik Cana, kapiteni i Shqipërisë, futbollisti për të cilin në shkurt të vitit 2008, tifozët e Olympique Marseilles shfaqën një transparent në përkrahje të pavarësisë së Kosovës.

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana

Opsion është edhe Fatos Beqiraj, sulmues i Dinamos së Zagrebit dhe Malit të Zi.

Finlanda po ashtu rrezikon të dobësohet. Përparim Hetemaj, mesfushor i Chievos dhe Erfan Zeneli i Helsinkit mund të luajnë për Kosovën. /RadioRINIA/

Previous articleMiriam Cani vishet me fustan nusërie
Next articleThaçi: Pas Tiranës, në radhë Shkupi