Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në seancë plenare, e cila pritet të fillojë nga ora 10:00.

Në rend dite janë gjithsej 16 pika, përfshirë shqyrtimin e projektligjeve të ndryshme, ratifikimin e marrëveshjeve financiare dhe formimin e komisioneve ad-hoc.

Rendi i plotë i ditës përfshin:

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës

3. Pyetjet parlamentare

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-008 për Ratifikimin e Marrëveshjes për qasje në Arsimin e Lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-009 për Ratifikimin e Amendamentit nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-010 për Ratifikimin e Amendamentit nr.2 të Marrëveshjes Financiare për Programin IPA 2017

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-011 për Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Evropiane për Investime për Projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale”

8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-012 për Marrëveshjen e Kredisë me BERZh për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike

9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-013 për Marrëveshjen e Kredisë për “Rruga me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” me Fondin Saudit për Zhvillim

10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-014 për Marrëveshjen e Kredisë me BERZh për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”

11. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarura të Mediave

12. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e tre (3) anëtarëve shqiptarë dhe dy (2) jo shumicë në Komisionin e Pavarura të Mediave

13. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve shqiptarë, një (1) anëtari serb dhe një (1) jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës

14. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e deputetit Branislav Nikoliq në komisione parlamentare

15. Shqyrtimi i Buxhetit të Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026

16. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për hartimin e Projektligjit për parandalimin e vetëvrasjes