Home LAJME Kuvendi sot për prejardhjen pasurisë së zyrtarëve të lartë

Kuvendi sot për prejardhjen pasurisë së zyrtarëve të lartë

Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e sotme në mbledhjen e some plenare, pas shterimit të pikave të përhershme të rendit të ditës: Deklarime jashtë rendit të ditës dhe Pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, – do të shqyrtojë për herë të dytë gjashtë projektligje.

Bëhet fjalë për Projektligjin për transplantimin e indeve dhe qelizave, Projektligjin për themelimin e Agjencisë për shërbimet e navigacionit ajror, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, Projektligjin për Institutin e Kosovës për Administratë Publike, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre.

Previous articleBayerni dëshiron Cuadradon në shkëmbim me Xherdan Shaqirin
Next articleRoboti shkruan lajmin për tërmetin