Kuzhina Qendrore në Podujevë po merr formë, ndërsa punimet e vrazhda janë drejt përmbylljes.
Me investim prej 700 mijë euro dhe hapësirë 1,150 m², ky projekt do të sigurojë përgatitjen e ushqimit për mbi 10 mijë nxënës, nga çerdhet, parafillorët e deri në klasën e 9-të.
Objekti do të funksionojë sipas standardeve bashkëkohore, me kuzhinë për ushqim të ngrohtë dhe të ftohtë, restorant dhe hapësira përcjellëse, duke garantuar cilësi dhe siguri të ushqimit për fëmijët tanë.
