Home Uncategorized KVRL: zgjodhi përfaqësuesit e rinjë

KVRL: zgjodhi përfaqësuesit e rinjë

Gjilan – Me kërkesën e strukturave rinore te Gjilanit, është mbajtur mbledhja e radhës dhe e fundit për vitin 2013 e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal. Kuvendi është thirrur nga Sekretari i deritanishëm i KVRL-së Irfan Veseli në mënyrë që viti i ri të filloj me modifikim të strukturës së përfaqësimit rinor në qytetin e Gjilanit.

KVRL si organi i vetëm i përfaqësimit të organizatave rinore në nivel komunal ka për detyrë që të bëjë përfaqësim dinjitoz dhe të realizoj aktivitete në të mirë të të rinjëve në mënyrë që të nxitet aktivizmi rinor dhe vullnetarizmi.

Kuvendi sot zgjodhi përfaqësuesit e rinjë të cilët dolën si propozime nga organizatat që përbëjnë Kuvendin.

Kryetari i Këshillit të Veprimit Lokal Rinor u zgjodh Valdrin Halimi, aktivist i dalluar dhe përfaqësues me përvoj në organizatat dhe forume jo-qeveritare.

Nënkryetarë janë zgjedhur Merita Hajrullahu dhe Mimoza Zeqiri.

Në kuvend pjesmarrës ishin përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare rinore(APSD,YAC, USPE, KCD, ASKOSOVA) Këshillet e Nxënësve të shkollave të mesme, Këshillet e Studentëve dhe Parlamenti Studentor i Universitetit Publik të Gjilanit.

Në fund Kryetari Halimi u zotua se do të jetë shumë aktiv në përmisimin e përfaqësimit të të gjitha strukturave rinore të Gjilanit, qoftë përmes organizatave apo forumeve jo-formale, qoftë dhe individuale, “Të rinjët do të kenë dyer e hapura për të gjitha iniciativat, projektet, idetë e tyre dhe ne poashtu do të punojmë të gjithë së bashku për të realizuar projektin tonë të përbashkët për Rininë tonë të lënë pas dore” Theksoi Halimi.

Duke ju dëshiruar një vit të ri me suksese kualitative, ju urojmë shëndet e të gjitha të mirat të rinjëve të qytetit të Gjilanit. /RadioRINIA/

Previous articlePolicia e Kosovës me plan operativ për festën e fundvitit
Next articleThaçi: ua ka uruar sot qytetarëve të vendit, Vitin e Ri, 2014.