Home SPORT Lamtumirë Valdes, Barca në duart e Pintos

Lamtumirë Valdes, Barca në duart e Pintos

Barcelona i ka marrë 3 pikë Celta Vigos, por që në këtë ndeshje ka marrë edhe një goditje të madhe për këtë sezon. Victor Valdes ka pësuar lëndim të rëndë pas 20 minutash lojë.

Valdes këputi ligamentet e gjurit pas një kontakti që u duk i lehtë. Valdes do të ketë ndërhyrje kirurgjike dhe sipas informacioneve të para ai do të jetë së paku 6 muaj jashtë fushe.

Valdes edhe ashtu kishte paralajmëruar largimin nga Barcelona, ndërsa sipas të gjitha gjasave largimi i tij do të jetë pa lamtumirën e fundit.

Barca në ndeshjet kryesore të edicionit do të jetë në “duart” e Pintos, ndërsa rezervë e Pintos di të jetë, Oier.

Previous articleHetimet për vrasjen në Pejë po vazhdojnë, me ato po merret Prishtina
Next articleMoti i ligë ndërpret kërkimet për aeroplanin e zhdukur