Gjilan – Në Stacioni Policor Gjilan është paraqitur ankuesja femër shtetase e kosovës e cila ka raportuar se është rrahur nga i dyshuari H. A. (1991) nga fshati Kmetoc komuna Gjilan.
Viktima dhe i dyshuari janë takuar rastësisht me ç’rastë i dyshuari fillon ta grushtoj.
Me këtë raste viktima pëson lëndim të rëndë trupor, dhe posedon edhe raportin mjekësor të lëshuar nga Qendra Emergjente Gjilan.
I dyshimti edhe para dy muajve ka pasur problem të njëjtë me viktimën ku edhe është procedua rasti ne Polici.
Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshimti ndalet për 48 orë në qendrën e ndalimit kurse rasti i referohet Gjykatës-Gjilan, njofton Sherbimi Policor i Kosovës. /RadioRINIA/