Home SPORT Lëndohet Valdes, mungon në Botëror

Lëndohet Valdes, mungon në Botëror

Karriera e Victor Valdes me Barcelonën mund të ketë përfunduar para kohe, pasi portieri spanjoll ka marrë një lëndim që do ta mbajë atë jashtë fushe për pjesën e mbetur të sezonit.

Valdes ra në një mënyrë të tmerrshme pasi mbrojti një goditje të lirë të Fabian Orellana dhe shpejt u kuptua se ai kishte dhimbje të forta dhe se nuk do ta vazhdonte ndeshjen.

Derisa rra në tokë, i gjithë presion shkoi në gjurin e tij dhe disa momente më vonë ai u largua nga fusha duke u bartur në shtrat dhe duke mbajtur fytyrën e tij që tregonte vuajtje.

Veç që lëndimi do ta pengojë atë t’i thotë lamtumirë klubit të tij nga fusha e gjelbër, Valdes ka marrë një tjetër goditje, pasi ai nuk do të mund të rikuperohet për të luajtur në Kupën e Botës që këtë verë zhvillohet në Brazil.

Portieri spanjoll, i cili ka paralajmëruar largimin nga Barca në fund të këtij sezoni, vetëm disa ditë më parë shprehu ngazëllimin e tij që skuadra u rikthye në garën për titull, pas fitores ndaj Real Madridit në El Classico.

Lëndimi la të zemëruar po thuajse të gjithë lojtarët e Barcës, me Iniesta që nuk ka ngurruar ta shprehë atë pas ndeshjes.

“Lëndimi i Valdes e ndryshoi ndeshjen. Ishte një moment fatal dhe gjëja e rëndësishme tash është që ai të rikuperohet mirë”, ka thënë Iniesta.

Se sa kohë do të mungojë saktësisht Valdes pritet të konfirmohet pas ekzaminimeve që ai do të bëjë në ditët në vazhdim.

Previous articleKonjufca: Edita Tahiri nuk e thotë të vërtetën; Tahiri: VV i mohon të arriturat e Kosovës
Next articleHitzfeld: Bayerni favorit në Ligën e Kampionëve