Bashkë me Ministrin e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, z.Lulëzon Jagxhiu, Zëvendësambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z.Christian Böttcher, Shefin e Sektorit Politik të Bashkimit Evropian në Kosovë, z.Boguslaw Gertruda, Drejtorin e GIZ-it për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, z.David Oberhuber dhe Kryeshefen ekzekutive të Telekomit të Kosovës, znj. Burbuqe Hana, lansuam projektin WiFi4WB- internet falas në qytetin e Podujevës.

Jetojmë në epokën digjitale, ku informacioni e komunikimi, përveçse i shpejtë është edhe i rëndësishëm. Prandaj, qasja në internet falas do të jetë ndihmesë e madhe për qytetarët tanë, duke u ofruar atyre mundësi të mësojnë, të punojnë, të komunikojnë dhe të lidhen me njëri-tjetrin dhe me botën që na rrethon.

Kjo iniciativë është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Gjermanisë dhe është implementuar nga GIZ-i gjerman, si pjesë e projektit EU4Digital. Ndërkohë që, Telekomi i Kosovës Sh.a. –Vala i ka siguruar pajisjet dhe ofron shërbimin e internetit në qytetin e Podujevës.

Pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me GIZ-in gjerman, zyrtarisht aktivizuam WiFi-në, që do të përfshijë qendrën e qytetit.

Urime!