Home Uncategorized Luta: Zhegra kampione me punë dhe rezultat

Luta: Zhegra kampione me punë dhe rezultat

zhegerGjilan – Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u dëshmua edhe njëherë fitorja e pastër e Lutfi Hazirit.

Në kuadër të muajit të falënderimeve, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot fshatrat Zheger e Lladovë dhe banorët e Grykës së Karadakut.

Haziri ka falënderuar qytetarët për besimin, duke thënë se Zhegra tashmë ka dëshmuar se është kampion me punë dhe rezultat.

“Zhegra fitoren e parë e ka betonu, ndërsa edhe më 1 dhjetor do ta bëjë edhe më të madhe. Ne besojmë në Zot, familje dhe shtet. I falënderoj të gjithë lladovasit e zhegranët dhe banorët e Grykës së Karadakut për mbështetjen dhe besimin e madh”, ka thënë kandidati  i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri. /RadioRINIA/

Previous articleDy persona te vrar ne Gjilan
Next articleArifaj: Një Parti e Fortë edhe në Maqedoni