Faqja e njohur e sportit të xhudos, ‘JudoInside’ e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Majlinda Kelmendit në Kampionatin Evropian në Rusi, ku rrëmbej medaljen e artë.
Kelmendi ia doli të rikthej titullin e fituar në vitin 2014.
“Majlinda Kelmendi ka rikthyer titullin evropian në Kazan. Super garuesja kosovare mundi në finale francezen që kishte medalje olimpike, Priscilla Gneto, me Ippon”, nis shkrimi i ‘JudoInside’, transmeton Indeksonline.
‘JudoInside’ në artikullin për suksesin e Majlindës në Rusi, i ka bërë edhe një profil krenarisë kosovare, duke e quajtur ambasadorja më e mirë e Kosovës.
“Xhudisja Majlinda Kelmendi është ambasadorja më e mirë e Kosovës. Kelmendi ishte kampione e Botës në xhudo në vitin 2013 dhe 2014, dhe kampione e Evropës në vitin 2014 dhe 2016. Dy herë fituese e Grand Slamit të Parisit, në vitin 2015 dhe 2016. Kelmendi gjithmonë është stërvitur nga trajneri Driton Kuka. Ajo do të mbajë flamurin e Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio të vitit 2016”, shkruhet në profilin që i është bërë Majlinda Kelmendit nga JudoInside.
Përndryshe JudoInside e ka cilësuar të turpshme mos pjesëmarrjen e Majlinda Kelmendit në Evropianin e Rusisë, kur pala vendase insistoi se Kosova të paraqitet me simbole të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.