Home TEKNOLOGJI Makina çudibërëse kthen ujin në verë

Makina çudibërëse kthen ujin në verë

foto (4)Teknologjia ka përparuar shumë që nga dita që Jezusi u largua nga toka. Në atë kohë kthimi i ujit në verë ishte një mrekulli, por tani vetëm me pak para mund të arrihet kjo mrekulli.

Pajisja e quajtur The Miracle Machine mund të kthejë ujin në verë. Por sigurisht që duhen edhe disa përbërës të tjerë që të ndihmojnë të ndodh mrekullia.

Përveç ujit përbërës të tjerë që nevojiten janë pak koncentrat rrushi dhe maja. Makina çudibërëse gjithashtu lidhet me internetin dhe i lejon përdoruesit të kontrollojnë gjendjen e verës duke përdorur një aplikacion që është posaçërisht për të.

Aplikacioni ofron gjithashtu mundësi për të blerë përbërës të ndryshëm që ju duhen për verën. Nëse mendoni se 500 dollarë, pa përbërësit, nuk janë shumë, atëherë kjo pajisje është e duhura për ju.

Previous articleSeksi Adelina
Next articleGjiganti rus i naftës paralajmëron shkëputjen e bashkëpunimit me Ukrainën